Maqedoni

Ndërmarrja për Transport Publik, Gligorov: Protesta para qeverisë

18.10.2022 14:28

Shkupi prej të mërkurën mund të mbetet pa transport publik nëse Qeveria nuk e shlyen borxhin....

Shkupi prej të mërkurën mund të mbetet pa transport publik nëse Qeveria nuk e shlyen borxhin e Ndërmarrjes Publike për Transport, thotë  sekretari i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov. Ai tha se fajtore për faktin se NTP - Shkup nuk ka rrogë është qeveria, prandaj do të protestojnë.
 
“Pushteti qendror nuk ka shlyer detyrimet e prapambetura të shërbimit të ofruar nga  Ndërmarrja për Transport Publik, mjete me të cilin paguhen pagat në NTP. Ndërmarrja do të nisë me një protestë para qeverisë nga e mërkura, nga ora 12 deri në shlyerjen e detyrimeve. Nëse nuk shlyhen obligimet, parashihet grevë e përgjithshme në mënyrë që NTP dhe punonjësit të marrin mjetet për pagesën e shpenzimeve dhe paga të rregullta.”,- tha sekretari i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov.
 
Përveç borxhi të Qeverisë, Gligorov  kërkon edhe nga komunat dhe të gjithë ata që I kanë borxh kësaj ndërmarrje që sa më shpejt ti paguajnë obligimet për të mundësuar funksionimin normal të ndërmarrjes.
 
Arsovska: Shkupi s’do mbetet pa transport publik
 
Edhe kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, nuk konsideron se ajo dhe menaxhmenti i ri i Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrja për Transport Publik janë fajtorë dhe janë përgjegjës për faktin se Shkupi mund të mbetet pa transport publik.
 
“Drejtori i NTP për disa muaj po bën gjithçka që mundet për ta konsoliduar kompaninë, e cila përballet me borxhe të trashëguara miliona dhe rritje të shpenzimeve 400% të energjisë për shkak të krizës energjetike.”,- u shpreh kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovaska.
 
Arsovska ndër të tjera shtoi se Shkupi nuk do të mbetet pa transport publik, pasi siç ka paralajmëruar punëtorëve këto ditë do t'u paguhet paga e shtatorit.
 
 
SEDAT SELIMI