Maqedoni

Kaevski: Mickoski në krye të konceptit antieuropian

18.10.2022 14:44

Hristian Mickoski çdo ditë dëshmon se është politikan anti-europian...

Hristian Mickoski çdo ditë dëshmon se është politikan anti-europian, i cili së bashku me partnerin e tij prorus e Majta punon kundër qytetarëve dhe shtetit, reagojn social demokratët pas deklaratave të fundit të liderit të VMRO-DPMNE-së Mickoski në studion e hapur në TVM1. Kaevski nga LSDM theksoi se VMRO-DPMNE në krye me Mickoskin vazhdimisht gënjejn qytetarët se maqedonishtja do të zhduket dhe se do vijoj asmimilimi i popullit maqedonas, por kjo nuk do të ndodh sepse pas 17 vitesh e ardhmja europiane e vendit është e sigurt. 
 
“Ashtu si shefi i tij, Nikolla Gruevski, edhe Mickoski kërkon 61 deputetë në Kuvend kundër BE-së, për ta bllokuar sërish vendin. Kjo nuk do të ndodhë, Mickoski mund të jetë kundër, por e ardhmja e Maqedonisë është e sigurt dhe ajo është evropiane. Nuk do të lejojmë kthimin. Pas 17 vitesh pritje, filluam negociatat për anëtarësim në BE, me gjuhë të mbrojtur maqedonase dhe identitet të mbrojtur maqedonas.”, tha Darko Kaevski, zëdhënës i LSDM-së.
 
Kaevski theksoi se në vend ekzistojnë dy koncepte politike. Ajo e udhëhequr nga LSDM dhe Dimitar Kovaçevski për një të ardhme evropiane, përparim, zhvillim dhe qytetarë më të pasur. I dyti i udhëhequr nga Hristijan Mickoski është koncepti antievropian, që nënkupton kthimin në izolim, pasiguri dhe mungesë perspektive.
 
SANIJE DURAKU