Tenis

Shëndrit Deari në katër turne në Tunizi

24.01.2015 15:59

Pas një pauze disa mujore, sërish në skenë del njëri prej tenistëve më të mirë të Maqedonisë, Shëndrit Deari...

Tenisti nga Gostivari, i cili në vitin 2014 nuk arriti ndonjë rezultat të madh, shpreson që këtë vit të arrijë rezultate të mira.

Diti aktualisht gjendet në Tunizi ku do të merë pjesë në katër turnire në Fjuçër, fondi i të cilëve arrin në dhjetë mijë dollarë.

Për këto turne, Deari është përgatitur një muaj e gjysmë, teksa e veçanta e këtyre turnirëve është se do të mbahen në terren të fortë (hard court).

“Pas një pauze pothuajse prej tre muajve, po i rikthehem tenisit. Më presin katër turnirë të fortë në Tunizi, në të cilën do të mundohem të arrijë sa më lartë dhe të fitojë sa më shumë pikë. Jam përgatitur maksimalisht gjatë një muaj e gjysmë dhe mezi pres të filloj turniri. Do të luajmë në terren të fortë, pasi vitin e kaluar shumica e turnirëve ku unë kam marr pjesë kanë qenë në terren me rërë. Do të jetë për mua kjo në eksperiencë e madhe luajtja në terren e fortë, pasi shumica e turneve që do ti luaj këtë vit, do të luhen në terrene të tillë”, deklaroi Deari.

Pjesëmarrjen e Dearit në Tunizi e ndihmoi kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.