Maqedoni
Integrimi i plotë në BE, Osmani: 2030-ta është një mundësi, por duhet punë
18.10.2022 14:58
Viti 2030 si mundësi apo opsion që shteti të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian...

Viti 2030 si mundësi apo opsion që shteti të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian kërkon konsensus të gjerë të partive politike dhe angazhim për të realizuar këtë qëllim strategjik me interes shtetëror. Ky konstatim i njëzëshëm vjen nga ministri i jashtëm, Bujar Osmani, dhe ajo e Sllovenisë, Tanja Fajon. Kreu i diplomacisë potencoi se pa marrëveshje shtetërore politike, nuk do të kemi sukses në hapjen e kapitujve me Bashkimin Evropian.
“Nëse ne tash arrijmë një konsensus politik këtu, vazhdojmë me një dinamikë të pandërprerë në implementimin e reformave, konstatimi i përgjithshëm është se 2030-ta mund të jetë vit real për anëtarësim të plotë në BE. Mirëpo kjo do varet prej nesh. Nëse ne vazhdojmë luftën politike këtu brenda dhe luftën partiake edhe për çështjen e integrimit në BE, atëherë fajin se sigurisht nuk do e ketë Bashkimi Evropian.”,- deklaroi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Fajon: Që të vazhdoni pa vonesa, ndryshoni kushtetutën
“Duhet të koncentrohemi në plotësimin e kushteve për ndryshimin e kushtetutës. Kjo është diçka që mund të realizohet. Prandaj ftoj të gjitha forcat politike ta mbështesin rrugën e unitetit, përgjegjësisë dhe arritjen e ndryshimeve kushtetuese në përputhje me kornizën kohore, që nënkupton mundësinë e vazhdimit të bisedimeve pa vonesa.”,- tha ministrja e jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon.
Osmani u ndal edhe në raportet Shkup –Sofje. Tha se Ministria e Punëve të Jashtme do të dërgojë notë protestuese pas ofendimeve mbi popullin maqedonas nga historiani bullgar Dimitrov dhe eurodeputeti Xhambaski. Sipas Osmanit, pala bullgare ka kaluar të gjitha kufijtë e provokimeve dhe bëri të ditur se do të kërkojë reagim nga shteti bullgar.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
