USAID, strategji për partneritet me sektorin privat, Bekteshi: Kanë efekt të qëndrueshëm në ekonominë e vendit
Projektet e USAID-it kanë një efekt të qëndrueshëm...

Projektet e USAID-it kanë një efekt të qëndrueshëm dhe shumëdrejtues në ekonominë e vendit theksoi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në konferencën në kuadër të projektit të USAID-it për promovimin e partneritetit me sektorin privat që zhvillohet mes programeve të Ministrisë së Ekonomisë.
Ai tha se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore për Shoqatat Tregtare, individëve të pasur e do të kenë mundësi të investojnë në shumë kompani dhe u lejohet të zgjedhin nëse në të ardhmen duan të jenë pjesë e Shoqatës Tregtare.
“Me hyrjen në fuqi të këtij ndryshimi ligjor, janë larguar të gjitha barrierat ligjore për investime nga individë të pasur, të ashtuquajtur “engjëj të biznesit”, të cilët e investojnë pasurinë e tyre personale në kompani start-up, gjegjësisht investojnë paratë e tyre në më shumë kompani start-up dhe nga ana tjetër fitojnë kapital në to.”,- tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Nga USAID theksuan se në partneritet me kompanitë kryesore nga vendi është rritur konkurrenca e tyre në tregjet e brendshme dhe të jashtme.
“Ne i siguruam 3800 kompanive akses në tregje të reja, fuqi punëtore të kualifikuar dhe mundësi për të zhvilluar shërbime të reja. Ne kemi ndihmuar 1300 kompani që të kenë qasje në financat e nevojshme dhe të sigurojnë rritje prej 110 milionë dollarësh.”,- theksoi përfaqësuesja e USAID-it, Jerry Dibble.
Nga Ministria e Bujqësisë thonë se gjatë krizës globale ekonomike prodhimi dhe cilësia e ushqimit janë ndër temat kryesore sepse kriza globale e ushqimit ka vendosur sektorin e bujqësisë në krye të prioriteteve në të gjitha shtetet, edhe prezantuan mënyrën e re të subvencionimit të bujqëve.
“Po vendosen në sistem të gjithë, edhe prodhuesit edhe tregtarët, blerësit dhe përpunuesit me çka ulet rrjedha e pagesës në dorë dhe ekonomisë gri. Rritet masa e kontrollit, mundësohet pagesë e shpejtë me çka arrihet qëllimi kryesor, të rritet prodhimi i ushqimit vendor.”,- theksoi zëvendësministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Abdylshyqyr Abedini.
Konferenca është ngjarja përfundimtare e projektit pesëvjeçar në të cilën u shpalosën historitë e suksesit të arritura në periudhën e viteve 2017-2022. (Leunora Kaliqi, TVM2)
