Maqedoni
Kuvend, vonohen seancat dhe vonohen masat anti-krizë
18.10.2022 17:16
Pakoja e ligjeve për zbatimin e masave për përballje me krizën energjetike assesi të vije në rend dite në Plenum...

Pakoja e ligjeve për zbatimin e masave për përballje me krizën energjetike assesi të vije në rend dite në Plenum. Kuvendi republikan, dy ditë, nuk ia del të miratojë rendin e ditës për seancën e 88, ku propozohen këto propozim/ligje. Opozita kërkoi sqarim nga kryetari i Kuvendit pse seancat fillojnë me disa orë vonese.
Por, vetë vazhduan me bllokimin aktiv të Kuvendit, me vërejtje procedurale, me kërkesa për pauzë dhe duke u paraqitur për fjalë pjesa më e madhe e grupit parlamentar.
“Tregoni pse vonohemi? Dje kishit ide inovative na thatë se ishte këputur kordoni dhe pesë orë nuk kishte seancë. Sot sërish, nisemi me mëngjes për seancën e orës 11 për të na thënë më pas se deri në orën 14 s’do të punojmë, sepse s’kemi shumicë ose kuorum për punë. Përgjegjësia është e juaja. Mos pyesni se ku janë deputetët e opozitës. Këtu janë dhe do t’i shihni të gjithë. Si koordinator i GP i VMRO DPMNE-së kërkoj një orë pauzë.”,- tha koordinatori i GP i VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski.
Mbarëvajtja e punës së Kuvendit është përgjegjësi e çdo deputeti, u përgjigj Xhaferi. Duke u thirrur në Rregulloren e Kuvendit, sqaroi se deputetët, pavarësisht grupit parlamentar që i përkasin kanë detyrim të marrin pjesë në punimet e Kuvendit.
“Detyrimi është i njëjtë për të gjithë 120 deputetët që të jenë në sallë. Kështu që vendimet në Kuvendet miratohen nëse në sallë ka shumicë nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Rregullorja nuk thotë: nëse shumica është këtu. Kjo nuk ju çliron nga përgjegjësia për sjelljen në Kuvend. Si vendim politik është legjitim dhe përgjegjësi do të jepni para qytetarëve.”,- theksoi kryetari i Kuvendit të Republikës, Talat Xhaferi.
Mes ligjeve që pritet të miratohen në seancën e 88 është vendimi i Qeverisë për ridestinim të mjeteve mes shfrytëzuesve buxhetor të pushtetit qendror dhe fondeve; pr/ligji për ndihmë financiar për kategoritë e rrezikuara sociale për t’u përball me krizën energjetike; ligji për energjetikë dhe ai për rezerva të naftës.
SHPËTIM NUREDINI
