Maqedoni

Në Spitalin e Fëmijëve “Kozle” plotësohet gjysma e kapacitetit të spitalit

18.10.2022 17:38

Pothuajse gjysma e kapacitetit të spitalit në “Kozle” është mbushur...

Pesëdhjetë fëmijë janë të hospitalizuar. Mjekët thonë se u është dashur të rrisin kriteret e shtrimit në spital për të pasur vend për të ndihmuar të gjithë fëmijët që kanë nevojë.
 
Shumica e pacientëve janë foshnja dhe fëmijë të moshës parashkollore. Komplikimet respiratore të shkaktuara nga infeksionet virale shkaktojnë shtrimin në spital. Mjekët thonë se trajtimi duhet të bëhet nën mbikëqyrjen profesionale.
 
“Ata fëmijë me infeksion të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, me mbështetje të oksigjenit u nevojitet trajtim spitalor, gjegjësisht terapi intravenoze me antibiotikë dhe këta fëmijë shtrohen në spital. Aktualisht kemi tre fëmije në  mbështetje të oksigjenit foshnje dhe në moshë deri në 1 vjeç.”,- tha mjekja Elena Ginovska.
 
Vetëm 20 për qind e të kontrolluarve kërkojnë trajtim spitalor. Mbi njëqind fëmijë kontrollohen në ambulancat në 24 orë. Mjekët apelojnë që fillimisht t'i drejtohen për kontroll mjekut amë.
 
“Aktualisht dominon simptomatologjia e virusit në ndonjë rast të rrallë me Kovid-19 dhe ja për momentin  kemi pranuar pacient me Kovid-19 në moshe katërmuajshe. Po ashtu pacientët me infeksione të virusit dominojnë dhe ata janë të moshës parashkollore andaj që mos të përhapet më shumë numri i infektimeve apeloj që njëherit fëmijët të trajtohen tek mjeku amë.”,- theksoi Ginovska.
Mjekët presin që me virusin sezonal, në periudhën në vijim të rritet numri i kontrolleve dhe hospitalizimeve.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI