Maqedoni

Likovë, sëmundja “tenia e pishës së zezë” në pyjet me pisha

18.10.2022 18:00

Prezenca e sëmundjes “Tenia e pishës së zezë” në lokalitetin e Pishave mbi fshatin Sllupçan...

Prezenca e sëmundjes “Tenia e pishës së zezë” në lokalitetin e  Pishave mbi fshatin Sllupçan, ka sjellë sot në këtë lokalitet përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, me në krye sekretarin shtetëror, Rexhail Ismaili, me bashkëpunëtorë, e me ta edhe ekspertin për këto sëmundje nga Italia, Xhanluka Governatore.
 
Bëhet fjalë për një sëmundje e cila është e rrezikshme jo për vetë bimët dhe pyjet, por për njerëzit, sidomos në fund të stinës së dimrit dhe fillimit të pranverës, atëherë kur larvat zbresin në tokë.
 
““Tenia e pishës së zezë”, një sëmundje kjo jo vetëm që është paraqitur në terrenin tonë, d.m.th. jo vetëm këtu në tek pishat mbi Sllupçan, por informatat si ministri i kemi se gati në tërë territorin e RMV është paraqitur kjo sëmundje dhe ne kemi shfrytëzuar rastin kemi në ministrinë e bujqësisë një ekspert nga Republika e Italisë për të na dhënë konkluza gjegjësisht sugjerime konkrete se çka duhet të bëjmë që pastaj ne si ministri të procedojmë në qeveri ku do të ndërmirren vendime se çka do të bëhet rreth luftimit të këtij dëmtuesi.”,- tha sekretari shtetëror në MBPEU, Rexhail Ismaili.
“Gjatë muajve të verës dhe vjeshtës kjo sëmundje nuk është e rrezikshme. Por duhet pasur kujdes në muajin shkurt dhe mars, respektivisht në fund të dimrit dhe fillim të pranverës. Sidomos është e rrezikshme për lëkurën e njeriut apo gjatë frymëmarrjes për organet e frymëmarrjes. Unë i kam dhënë këshillat e mia se çfarë duhet ndërmarrë për mbrojtjen respektivisht  zhdukjen e kësaj sëmundje.”,- deklaroi eksperti italian, Xhanluka Governatore.
 
Guvernatore tha se në këtë periudhë nuk ka kurrfarë rreziku për vizitorët të cilët vazhdimisht qëndrojnë në këtë lokalitet. Andaj nuk ka arsye për kurrfarë paniku.
 
FATLUM AQIFI