Botë

Këshilli i sigurimit i OKB-së, diskuton raportin për Kosovën

18.10.2022 19:28

Raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për situatën në Kosovë...

Raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për situatën në Kosovë diskutohet në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
 
E pranishme në këtë seancë është Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila prezentoi të arriturat e Republikës së Kosovës, sfidat me të cilat përballet, sukseset në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, reformat në fusha të ndryshme si dhe perspektivën e vendit.
 
Po ashtu, në këtë seancë është e pranishme edhe përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.
 
Në raport përmendet retorika e ashpërsuar mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përshkallëzimi i tensioneve në terren, duke aluduar natën e 31 korrikut, si arsye për mungesë të progresit në normalizimin e marrëdhënieve në periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2022.