Maqedoni

Nikola Gruevski: SASHK-U e ndryshoi mendimin, doli me kërkesa joreale

24.01.2015 16:04

Kryeministri Nikolla Gruevski konsideron se SASHK-u ka marrëdhënie të papërgjegjshme dhe joparimore dhe se për shkak të zgjedhjeve në sindikatë...

Kryeministri Nikolla Gruevski konsideron se SASHK-u ka marrëdhënie të papërgjegjshme dhe joparimore dhe se për shkak të zgjedhjeve në sindikatë gjatë natës e ndryshuan mendimin dhe dolën me kërkesa joreale.

"SASHK-u është sindikatë me të cilën deri më tani kishim bashkëpunim më të mirë në kuptim të diskutimit për projektet. Deri dje thoshte se Qeveria i tejkaloi pritjet e saj dhe realizohet shumë më shumë nga ajo që presin dhe tani disa muaj para zgjedhjeve brenda dolën me kërkesa të cilat nuk janë reale", tha kryeministri në intervistë në emisionin "Jadi burek".

Ai shtoi se për shkak të marrëdhënies së tillë nuk kanë mbështetje dhe bëjnë grevë më pak se 10 për qind e mësimdhënësve. Ai potencoi se çdoherë janë të hapur për biseda, por vetëm kur bëhet fjalë për kërkesa reale dhe të arsyeshme.