Kërcënim për vendosje të bombës, MPB arreston punonjësin e NTP-së
Ministria e Punëve të Brendshme informon.....

Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot është arrestuar një person me inicialet J.I, pas kërcënimeve për vendosjen e bombës në autobusët e NTP “Shkupi”.
Nga MPB thonë se po bëjnë kontrolle anti-terroriste dhe se po i ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit.
“Ditën e sotme zyrtarët e policisë ndaluan J.I. punonjës i NTP-së, pas një denoncimi të mëparshëm rreth orës 5 nga NTP, se nga emaili i tij në emailin zyrtar të NTP-së dhe në email-et e të gjithë drejtorëve, financave, shërbimeve ligjore dhe të tjera në NTP është kërcënuar se për shkak të mos marrjes së rregullt të pagave, ai planifikonte të vendoste bombë në një autobus të NTP-së, e cila do të shpërthente sot gjatë protestave. Po kryhen kontrolle dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Ndryshe, sot në mëngjes i gjithë qyteti i Shkupit ishte në kaos, pasi autobusët e NTP-së ishin tërhequr nga qarkullimi.
Pas kontrolleve antiterroriste të bëra nga ana e ekipeve të MPB-së, autobusët e transportit Publik gradualisht po kthehen ne qarkullim, ndërsa ka dhe normalizim të komunikacionit dhe kaosit të shkaktuar paraprakisht.
