Të dielën shpallen shtatë të “plotfuqishmit” që do të drejtojnë Kinën
Më shumë se 2030 delegatët....

Më shumë se 2030 delegatët që kishin mbushur ambientet e strukturës që mirëpriste Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste kineze, dëgjuan në një fjalim relativisht të shkurtër, liderin e partisë dhe njëkohësisht të vendit, Xi Jinping.
Ai foli për një shumëllojshmëri gjërash, nga strategjia shumë e kritikuar e COVID-19 dhe politikën ndaj Tajvanit, por jo për drejtimin e ardhshëm politik të partisë, apo figurat që do ta përfaqësojnë atë në pesëvjeçarin e ardhshëm.
Pika kryesore është përcaktimi i emrave që do të përbëjnë Komitetin Qendror, shtatë vende që sipas burimeve mund të shkojnë deri në nëntë pas punimeve të Kongresit, si dhe 25 vendet e Byrosë Politike.
Formësimi i Komitetit Qendror do të thotë shumë edhe për drejtimin që Xi Jinping mendon për gjigantin aziatik. Deri më tani, shtatë postet më të rëndësishme të politikës kineze kanë qenë rezultat i ekuilibrave midis rrymave të ndryshme në parti, por Xi Jinping i sigurt për mandatin e tretë dhe me gjasa me fuqi edhe më të shtuar pas Kongresit, mund të ndryshojë edhe këtë traditë.
Sinjalet janë të qarta.
Në Byronë Politike, mbështetësit e tij më të zjarrtë kaluan në një dekadë nga rreth 20% gjatë mandatit të parë, në 60% të mandatit të dytë, dhe mendohet që tani të jenë pothuajse 90%.
Gjithsesi, politika e Kinës pas Kongresit të 20-të pritet të jetë gjithmonë e më agresive, në veçanti ndaj Tajvanit dhe Uashingtonit, në një përplasje ku nuk përjashtohet edhe mundësia e një konflikti.
