MPJ me notë proteste për Sofjen, çdo provokim dhe fyerje kërkon reagim

19.10.2022 10:57

Ministria e Punëve të Jashtme e vendit....

Ministria e Punëve të Jashtme e vendit  përmes ambasadës së saj në Bullgari, i ka dërguar dje Sofjes zyrtare  notë verbale për deklaratat e eurodeputetit bullgar Angel Xhambaski.

Xhambaski në disa raste shpreh pretendime irredentiste dhe territoriale ndaj Maqedonisë dhe fyen rëndë reputacionin e zyrtarëve të lartë shtetërorë. Në përputhje me marrëveshjen për fqinjësi të mirë, pas këtij njoftimi presim që lidershipi shtetëror, qeveria dhe MPJ bullgare të dënojnë dhe të distancohen nga deklaratat e Xhambaskit, thonë nga MPJ e Maqedonisë.

Politikani kontrovers, duke qëndruar para një harte të Bullgarisë së Madhe, shqiptoi një sërë fyerjesh, duke përfshirë se maqedonizmi ishte një ideologji antibullgare dhe fashiste.