Ekonomi

Mbahet forum biznesin për inovacion

24.01.2015 16:19

Parku Teknologjik i Universitetin e Evropës Juglindore në bashkëpunim me partnerët e rrjetit COSSME, Komunën e Tetovës...

Parku Teknologjik i Universitetin e Evropës Juglindore në bashkëpunim me partnerët e rrjetit COSSME, Komunën e Tetovës, Komunën e Gazi Babës dhe partner të tjerë sot mbajti Forum Biznesin për Inovacion në ambietet e UEJL-së.
 
Ky forum është organizuar me qëllim që të shihen mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave mes palëve të ndryshme,  si dhe shfrytëzimin e fondeve të Bashkimit Evropian.
 
Kryetarja e komunës së Tetovës Tetuta Arifi vuri në dukje se ideja për të formuar konzorciumin ka për qëllim bashkëpunimin institucional si dhe tërheqjen e fondeve duke shpresuar që ky proces do të progresojë në të ardhmen edhe më shumë.
 
Përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë Blerim Zllatku tha se ky forum ka për qëllim që të promovoj themelimin e konzorciumeve dhe promovimin e të ashtuquajturës rrjeti biznes engjëj të cilat bankat i vështirësojnë kushtet për të dhënë kredi të gjithë ideatorëve.
 
“Ministria e Ekonomisë dhe ministria e arsimit këtë vit nënshkruan në Bruksel dy programe evropiane ajo e kosmes e cila ka të bëje me zhvillimin e ndërvarjeve të vogla dhe të mesme dhe program horizont gjithashtu është i lidhur me shkencën lidhjen me ndërmarrjet e vogla dhe mesme. Ky takim i sotshëm ka për qëllim që të promovoj dy gjëra, e para është që të promovojë themelimin e konzorciumeve të cilat do të marinë pjesë në aplikimet e programeve kosme programit evropian dhe horizont, dhe e dyta është promovimi i ashtuquajturës rrjeti biznes engjëj të cilat bankat i vështirsojn kushtet për të dhënë kredi të gjithë ideatorëve. Këtu tek ne ekzistojnë kushte të mira që të fillohet ky rrjet i biznes engjëjve sepse tani më edhe në Maqedoni ekzistojnë njërës të pasur nga ana qetër mund të shfrytëzohet mundësi a e mjeteve që dërgohen nga mërgimtarët në Maqedoni”, shprehet përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë, Blerim Zllatku.
 
Në Forum Biznesin për Inovacion, të pranishëm kanë qenë edhe tre rrjete të mëdha Evropiane me qëllim shkëmbimin e eksperiencave të nevojshme për themelimin e Biznes Qendrës.
 
MIFTAR EMINI