Bastisje në Strugë, MPB konfiskon armë e municione

19.10.2022 12:51

Ministria për Punë të Brendshme....

Ministria për Punë të Brendshme dje ka privuar nga liria 36 vjeçarin D.U. nga Struga.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar dy bomba dore, dy predha me kalibër të ndryshëm, një pushkë ajrore “Gamon” një qese me marijuhanë dhe lëndë të tjera , informojnë nga MPB.

pas konsultimeve me Prokurorin publik dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj 36 vjecarit do të ngrihen padi adekuate.