Maqedoni

Thaçi takon Ahmetin, kërkon që formulimi “20 për qind” të ndryshohet në “populli shqiptar-gjuha shqipe”

19.10.2022 13:13

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ia ka përcjellë kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti...

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ia ka përcjellë kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dje në një takim në Kuvend, kërkesën për dryshimin e formulimit kushtetues “20 për qind”, njofton shërbimi për informim i PDSH-së.
 
Sipas njoftimit,  Thaçi e ka njoftuar Ahmetin për rezolutën e fundit të Kongresit të 8-të të PDSH-së, e cila i referohet ndryshimit të nenit të Kushtetutës dhe në vend të “20 për qind” të shkruhet :“populli shqiptar”, “gjuha shqipe”. 
 
Nga PDSH thonë se bashkëbiseduesit janë pajtuar që takime të tilla të vazhdojnë edhe me faktorë të tjerë politikë dhe ekspertë.