Maqedoni

5 fidanë në Shkup për familjen Bojaxhiu, Asani: Shkupit ia rikthyem kujtesën historike

19.10.2022 13:38

Në 25 vjetorin e lumturimit të shenjtores Nënë Tereza, ITKSH në bashkëpunim...

Në  25 vjetorin e  lumturimit të shenjtores Nënë Tereza, ITKSH në bashkëpunim me Ndërmarrjen “Parqe dhe gjelbërime”, mbollën pesë fidanë në sheshin e Shkupit, si simbol për familjen pesëanëtarëshe të Bojaxhinjve dhe lagjen e katolikëve shqiptarë. 
 
Drejtori i ITKSh-së, Skender Asani, thotë se pas viteve të 90-a, u hartuan plane për asgjësimin e projektit identifikues të Lagjes së Katolikëve Shqiptarë, që kulmuan së fundmi edhe me prerjen e shkuljen nga vendi të pishës së mbjellë nga vetë Nënë Tereza, që u rrëzua nga stuhia. Ai tha se shoqëria civile dhe ITKSh do të luftojnë deri në fund që këtij vendi t’i rikthehet kujtesa historike. 
 
“Bredhi u rrëzua, ai ishte i shëndoshë dhe mundet të rikuperohej  dhe të vendoset në vendin e tij, ata nuk na dëgjuan ne për këtë propozim dhe në një mëngjes të hershëm e prenë, ata e prenë dhe së bashku me ambasadorin austriak ne këtu, unë do të them një thënie të tij se ndoshta kriminelët e prenë bredhin, por farat dhe poçet nuk i asgjësuan. Ne morëm nismë dhe nga ky moment të bien tre parqe tre kryeqendrat kryesore të Ballkanit në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë.”,- deklaroi drejtori i ITKSh-së, Skender Asani.
 
Për bredhin e prerë do të dorëzohet elaborat deri te Drejtoria për Konservimin dhe  Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. 
 
FLUTURA LATIFI