Maqedoni
Miloshoski: Georgievska ka shkelur rregulloren e kuvendit
19.10.2022 15:11
Zgjedhja e anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese ka thelluar hendekun midis pushtetit dhe opozitës...

Zgjedhja e anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese ka thelluar hendekun midis pushtetit dhe opozitës. Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së ka ngritur interpelancë për kryetaren e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Marija Georgievska, për shkak se i ka dorëzuar propozim plenumit pa mbaruar tërësisht punë komisioni amë. Sipas VMRO-DPMNE-së, Georgievska në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloren ka dorëzuar propozime për dy kandidatë edhe krahas asaj që debati për propozimin e tretë akoma vazhdon.
“Kjo është në kundërshtim me nenin 128 të Rregullores së Punës ku saktë thuhet se si komisioni amë punon dhe vetëm pasi të ketë mbaruar seanca përgatit raport dhe procesverbal për atë që është vendosur në vetë komisionin amë, ndërkohë seanca e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërimet nuk ka mbaruar. Shkelja e dytë ka të bëjë me nenin 129 të rregullores ku thuhet se për raportues në lidhje me çdo seancë, që zakonisht caktohet kryetari i atij trupi punues para plenumit ndërsa e pamë dje se kryetarja Maria Georgievska as nuk kishte guxim të shfaqet para deputetëve të sqarojë se pse ka dorëzuar raport parcial.”,- deklaroi Antonio Miloshoski nga VMRO-DPMNE.
Georgievska: Nuk mund të lejojmë papërgjegjësi totale
Por, Georgievska hedh poshtë pretendimet e VMRO-DPMNE-së për shkelje të rregullores, teksa theksoi se nuk mund të lejohet papërgjegjësi totale.
“Askund në rregullore, në asnjë nen të rregullores nuk thuhet se nuk mund të dorëzoj disa pika që janë miratuar në komision, por është përgjegjësia ime si kryetare e komisionit të veproj dhe të informoj Kuvendin sepse gjykata kushtetuese reagon, i gjithë publiku reagon, kuvendi reagon, do të thotë reagojnë të gjitha institucionet që ne këtu në kuvend nuk duhet të lejojmë papërgjegjshmëri totale për të penguar kryerjen e funksionit të institucionit më të lartë në këtë vend.”,- u shpreh kryetarja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Marija Georgievska.
VMRO-DPMNE pret që interpelanca të vihet në rend dite në afat sa më të shkurtër.
NAIM RAMADANI
