Maqedoni

Sigurimi i energjensave, Mickovski: Të premten aneks-marrëveshja

19.10.2022 16:29

EMV ka nënshkruar marrëveshjen kornizë me kompaninë e propozuar nga VMRO–DPMNE...

EMV ka nënshkruar marrëveshjen kornizë me kompaninë e propozuar nga VMRO–DPMNE për sigurimin e energjensave gjithandej Evropës, njofton kreu I VMRO-së Hristijan Mickoski.
 
Të premten pritet që në hapësirat e EMV-së të zhvillohet takim dhe do të prezantohet oferta zyrtare për tu nënshkruar ankesë marrëveshje konkrete për furnizim thotë Mickovski.
 
“Kompania do të duhet ta prezantojë ofertën dhe supozoj se aty ka komision që do të bëj evaluimin e ofertës, se a është në rregull apo jo. Nëse gjithçka është në rregull pres që të premten të nënshkruhet aneksi i marrëveshjes dhe që në fillim të nëntorit të nis dorëzimin e energjensave.”,- tha kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickoski.
 
Bekteshi: Nevojitet ofertë konkrete dhe e sigurt
 
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se marrëveshja EFET është memorandum për mirëkuptim, dhe praktikë e rregullt europiane, por jo edhe marrëveshje obligative.
 
“Ne presim propozim konkret me çmim, sasi, mënyrën e dorëzimit, garanci bankare që qytetarët tanë të jenë të sigurt në përputhje me ligjet tona. Kur do të kem një ofertë të tillë, gjithsesi se është obligim i EMV-së që ta zgjedh më të mirën, jo vetëm sa i përket çmimit por edhe kritereve të tjera që theksova.”,- u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Ndërkohë, Mickovski tha se furnizimi me mazut do të jetë më i lirë, nga kontaktet e dorëzuara qeverisë. Sipas ofertuesve, në cilin do port të rajonit do të jetë minus 40 dollarë për ton duke kursyer deri në 15 milion euro.
 
MERALE ISMAILI