Maqedoni

Reformat në sistemin e sigurisë, Spasovski: Reforma ka, duhet të vazhdojnë

19.10.2022 17:13

Reformat në sistemin e sigurisë - zbulimit janë bërë, por nevojiten përmirësime...

Reformat në sistemin e sigurisë - zbulimit janë bërë, por nevojiten përmirësime, sidomos në fushën e mbikëqyrjes së punës së shërbimeve të sigurisë dhe zbulimit. Sipas ministri të punëve të brendshme, Spasovski, reformat duhet të vazhdohen. Të njëjtin mendim edhe drejtori i ASK-së.
 
“Janë bërë reforma të suksesshme në sistemin e sigurisë dhe sistemit të monitorimit të komunikimeve dhe shërbimit të sigurisë, po funksionon me sukses, por kjo nuk mjafton dhe reformat duhet të vazhdojnë më tej.”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
 
“Koncepti ynë  është të vazhdojmë me selektimin pozitiv kadrovik, me trajnim specifik, ta vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin ndërinstitucionale, ta vazhdojmë pjesëmarrjen aktive në bashkëpunime bilaterale me shërbimet e sigurisë së NATO-s dhe BE-së dhe pjesëmarrje të barabartë dhe të plotë në punën e platformave multilaterale.”- theksoi drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski.
 
Garantimi i sigurisë, Xhaferi: Përgjegjësi e gjithë aparatit shtetëror 
 
Për reforma të suksesshme duhen ndryshime ligjore. Kryeparlamentari Talat Xhaferi thotë se kjo është përgjegjësi e të gjithëve. 
 
“Zgjidhja duhet të konsiderohet gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve politike dhe zgjidhja përfundimtare duhet të jetë një zgjidhje konsensuale në përputhje me normat evropiane.”,- u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
 
Reformat në sistemin e sigurisë, Gir: Reformat larg nga përfundimi
 
Por për euroamvbasadroin, Dejvid Gir, reformat në sektorin e sigurisë dhe inteligjencës janë larg nga përfundimit. Gir theksoi se  sistemi i sigurisë-zbulimit, është çështje komplekse, por reformat duhet të zhvillohen pa vonesa të mëtejshme.
 
“Tani jemi në vitin 2022 dhe reformat në këtë sektor janë larg nga përfundimi. Nevojiten përpjekje dhe vullnet shtesë nga ana e Qeverisë, Parlamentit, partive politike dhe palëve të tjera të interesit. Jo vetëm për shkak të procesit të negociatave të Bashkimit Evropian, por mbi të gjitha për shkak të interesave të qytetarëve.”,- u shpreh ambasadori i BE-së në RMV, Dejvid Gir.
 
Konkluzionet ishin pjesë e panelit të parë të konferencës vjetore në kuadër të Programit për reforma në sektorin e inteligjencës dhe sigurisë.  
 
SANIJE DURAKU