Botë
Sulmet ruse në Ukrainë, Von Der Leyen: Janë akte të pastra terrori
19.10.2022 18:41
Sulmet ruse me raketa dhe dronë në stacionet e energjisë, kanë lënë më shumë qytete...

Sulmet ruse me raketa dhe dronë në stacionet e energjisë, kanë lënë më shumë qytete, qyteza e fshatra pa rrymë në Ukrainë. Sulmet shkatërruan pothuajse një të tretën e stacioneve energjetike dhe kanë lënë pa rrymë më shumë se 1.000 vendbanime. Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, i përshkroi sulmet si “akte të terrorit të pastra”.
“Sulmet e synuara ndaj infrastrukturës civile me qëllim të qartë për të ndërprerë burrat, gratë, fëmijët nga uji, energjia elektrike dhe ngrohja me ardhjen e dimrit, paraqet akte të terrorit të pastër dhe ne duhet ta quajmë atë si të tillë.”,- tha presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen.
Ditëvë të fundit, ushtria ukrainase ka çliruar një pjesë Khersonit dhe i ka shtyrë forcat ruse afër lumit Dnjepër, duke i kërcënuar me bllokim. Rusia duket se e nuhat humbjen e qytetit dhe ka larguar zyrtarët saj të emëruar, bashkë me ata edhe 50-60.000 civil vendas. Transferimi, apo dëbimi i civilëve nga një forcë pushtuese, prej një territori të pushtuar, konsiderohet krim lufte.
“Një shërbim traget është tashmë i disponueshëm për të çuar njerëzit nga porti i Kherson në Oleshky dhe Hola Prystan, ku u hap një pikë e përkohshme akomodimi. Ekipet e shpëtimit do të shpërndajnë drejtimin për udhëtimin - do të zgjidhet bazuar në dëshirën e vetë personit. Do të ketë një mundësi për të qëndruar në territore të reja, si dhe për të udhëtuar në Federatën Ruse.”,- theksoi përfaqësuesi i administratës së qytetit Oleshky.
Përgatitje për sulme në Kherson, Rusia nis evakuimet nga jugu i Ukrainës
Një tjetër zyrtar i instaluar nga Rusia, Kirill Stremousov, ka paralajmëruar banorët e Hersonit se forcat ukrainase do të nisin sulmet në qytet, “në një të ardhme shumë të afërt”.
“Ju kërkoj të qëndroni të qetë, të mos bëni panik dhe të mos i dorëzoheni provokimeve të nazistëve ukrainas. Ne qëndrojmë deri në fund, pavarësisht se nazistët ukrainas duan ta marrin Khersonit. Ju njoftoj se askush nuk do t'ia dorëzojë askujt qytetin e Khersonit.",- theksoi zyrtari rus në Kherson, Kirill Stremousov.
Khersoni ka qenë qyteti i parë i madh ukrainas që ka rënë në duart e forcave ruse, në fund të shkurtit . Ushtria ukrainase ka çliruar një pjesë të territorit dhe i ka shtyrë forcat ruse afër lumit Dnjepër, duke i kërcënuar me bllokim. Kremlini tani pretendon se Hersoni, dhe tri rajone tjera – Donjecku, Luhansku dhe Zaporizhja – janë pjesë e Rusisë, gjë që kundërshtohet nga komuniteti ndërkombëtar.
FARIJE DAUTI BAKIJU
