Maqedoni

Tetovë, homazhe për Isa Likën në 16 vjetorin e vdekjes

19.10.2022 19:05

Me një minutë heshtje nga familja, bashkëluftëtarët, shokët, është përkujtuar sot në varrezat e dëshmorëve në Tetovë...

Me një minutë heshtje nga familja, bashkëluftëtarët, shokët, është përkujtuar sot në varrezat e dëshmorëve në Tetovë, 16 vjetori i rënies së komandantit të UÇK–së, Isa Lika, komandant Ilirit. Bashkëluftëtarët  kujtuan se veprat dhe sakrificën e komandant Ilirit i shohim dhe i shijojmë ne sot.
 
Të pranishmit vendosën kurora lulesh mbi varet e dëshmorëve të kombit në Kompleksin e Dëshmorëve në qytetin e Tetovës. 
 
Isa Lika u vra në vitin 2006 para shtëpisë së tij dhe sot e kësaj dite po punohet në zbardhjen e rastit.
 
VISAR SADIKI