Maqedoni

Rrogat në NTP Shkup, këshilltarët votojnë ridestinimin e mjeteve

19.10.2022 20:14

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot pasdite votoi me 24 vota “për” transferimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit...

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot pasdite votoi me 24 vota “për” transferimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit, me të cilin do të sigurohen financa për pagat e punëtorëve të NTP Shkup.
 
Këshilltarët e caktuan kryetarin e qytetit të Shkupit në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse që më së voni deri të premten në ora 12 të dorëzojë vendim për rishpërndarjen e mjeteve për NTP-në për të mundësuar funksionimin normal të ndërmarrjes. Seanca e re është caktuar për të premten në orën 14, nëse para këtij afati merret propozim për rishpërndarje të mjeteve për NTP-në, këshilltarët të enjten do të mbajnë seancë të jashtëzakonshme.
 
Kryetari i Këshillit, Trajko Slaveveski, zbriti nga foltorja dhe ia mori mikrofonin kryetares së Shkupit, Danela Arsovska, e cila në të njëjtin moment fliste për krimet e VMRO-DPMNE-së. Para se të merrej vendimi, në seancë pati debate se kush është fajtori për gjendjen në NTP, por edhe akuza partiake.