Maqedoni

Demant, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka kursyer 43 për qind energji

19.10.2022 20:33

Informacioni i publikuar sot nga disa media duke iu referuar të dhënave zyrtare të Qeverisë...

Informacioni i publikuar sot nga disa media duke iu referuar të dhënave zyrtare të Qeverisë se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në shtator të këtij viti ka shpenzuar 79 për qind më shumë energji elektrike në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, përmban të dhëna të pasakta dhe të pavërteta, demantojnë nga MVL.
 
“Lajmi, për fat të keq, bazohet në të dhënat e gabuara që përmban informacioni zyrtar me një analizë krahasuese të energjisë elektrike të konsumuar nga institucionet shtetërore, e cila është miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë. Sipas atyre informacioneve, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në shtator të këtij viti ka konsumuar 14.908 kilovat orë, që janë të dhëna të pasakta.
Sipas evidencës në kontabilitetin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale – faturat e dorëzuara nga EVN për periudhën prej 01.09.2022 deri më 30.09.2022, ministria ka konsumuar gjithsej 4701.45 kilovat orë energji elektrike dhe në periudhën e krahasimit. nga 01.09. deri më 30.09.2021 gjithsej 8245 kilovat orë.
 
Bëhet fjalë për një ulje apo kursim të ndjeshëm prej 43 për qind të energjisë elektrike, çka e bën ministrinë ndër institucionet dhe ministritë shtetërore që kanë kursyer më shumë.”, thuhet në demant.