Kriza energjetike, Biden: Rritja e prodhimit të naftës ulë çmimet e gazit

20.10.2022 11:18

Presidenti amerikan Joe Biden....

Presidenti amerikan Joe Biden u ka bërë thirrje kompanive amerikane që të rrisin prodhimin e naftës. SHBA-të “duhet të rrisë ndjeshëm prodhimin e naftës”, tha presidenti Biden.

Kjo rritje e prodhimit vendas, megjithatë, duhet të bëhet “pa vonuar kalimin tonë drejt energjisë së pastër”, shtoi Biden.

Presidenti kritikoi edhe një herë disa aktorë në industrinë e hidrokarbureve.

“Fitimet e rafinerive janë dyfishi i atyre që janë zakonisht. Dhe marzhi i shpërndarësve  është mbi 40%,” shkroi presidenti Biden në Twitter.