MSP ndan 33 grante, prej gjithsej 20 milionë denarë

20.10.2022 13:00

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënije ndërmjet bashkësive.....

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënije ndërmjet bashkësive,  ka shpallur tashmë thirrjen publike për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve.

Nëpërmes një statusi në rrjetet sociale, zv/kryeministri i parë dhe ministër për sistem politik, Artan Grubi,  ka sqaruar se për këtë qëllim janë ndarë 20 milion denarë në formë të 33 granteve të menjëhershme prej 600.000 denarëve.

Grubi ka ftuar të gjithë shoqatat dhe fondacionet që të  aplikojnë brenda afatit të  përcaktuar kohor, që është  deri më 17 nëntor 2022.