Debat “Reformat në sistemin e drejtësisë për fëmijë”

20.10.2022 14:35

Fëmijët kanë nevojë për një sistem drejtësie....

Fëmijët kanë nevojë për një sistem drejtësie të drejtë, të përshtatur për nevojat e tyre, në mënyrë që ata të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe të kenë qasje në sistemin e drejtësisë kur të drejtat e tyre shkelen ose mohohen.

Kështu deklaroi ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski, në aktivitetin me temë “Rishikimi i reformave në sistemin e drejtësisë për fëmijë”, duke iu referuar propozim Ligjit për drejtësi për fëmijët, i cili përmban disa direktiva të BE-së. Për funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë për fëmijët, është e rëndësishme që gjykatat, institucionet dhe të gjithë palët e tjera të interesuara, gjatë veprimit dhe marrjes së vendimeve, të kenë gjithmonë parasysh interesin më të mirë të fëmijës, për mbrojtjen, edukimin, riedukimin, rritjen dhe zhvillimin e duhur të tij dhe njëkohësisht të kenë parasysh veçanërisht efektet e veprimit dhe vendimmarrjes së tillë, theksoi ministri Tupançevski.                                     

“Do të afirmohet edhe një herë modeli për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës dhe kjo do të thotë se përveç statusit të tij si kryerës të krimit, të marrë edhe statusin e dëshmitarit në procedurë penale, por edhe si viktimë nga kryerja e një krimi. Në atë drejtim jepet një shtrirje e caktuar e afirmimit të të drejtave të fëmijës.”,- tha ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski.

Aktiviteti kushtuar rishikimit të reformave në sistemin e drejtësisë për fëmijë, mbështetet nga delegacioni i BE-së në Shkup dhe UNICEF.

“Ky projekt bazohet në vlera të përbashkëta për sigurimin e mbrojtjes së veçantë për fëmijët, përkatësisht adoleshentët të cilët vijnë në kontakt me sistemin gjyqësorë. Është arritur mjaft dhe ende mbetet për të punuar. Jam i sigurt se edhe aktivitetet e mbetura do të zhvillohen në drejtim të arritjes së këtyre qëllimeve dhe vlerave.”,- tha zëvendësshefi i delegacionit të BE-së, Xhulian Vasallo.

“Angazhohemi të ndihmojmë jo vetëm për ata fëmijë që tanimë janë në sistem, por edhe tërë sistemin ta bëjmë të jetë shumë më i drejtë dhe t’u përgjigjet nevojave dhe t’i mbrojë të drejtat e fëmijëve.”,- u shpreh përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia Dixhovani.

Njëherit u theksua se çështja e drejtësisë për fëmijë është një çështje ku duhet përfshirë më tepër sektorë. (Gyltene Sinani, TVM2)