Skleroza multiplekse, çdo vit diagnostikohen mbi 100 pacientë

20.10.2022 15:43

Çdo vit, 80 deri në 120 pacientë diagnostikohen me sklerozë....

Çdo vit, 80 deri në 120 pacientë diagnostikohen me sklerozë të shumëfishtë apo multiplekse. Pacientët me këtë sëmundje thonë se po rritet numri i të sëmurëve të rinj dhe se ata vështirë e kanë ta pranojnë këtë sëmundje, që ndikon në përkeqësimin e shëndetit të tyre.

“Nuk ke asgjë që mund të ndryshosh vetëm e vazhdon jetën përpara, unë isha viti i dytë në fakultet kur u sëmura me sklerozë multiplekse dhe mundohem që secilin ndryshim dhe përkeqësim t’i pranojë dhe t’i përshtatem jetës sa më mirë që mundem.”,- tha pacientja me sklerozë multiplekse, Ana Karajanova-Dimitrusheva.

Pacientët përmes Shoqatës Nacionale luftojnë për një jetë më të mirë për të gjithë me këtë sëmundje. Ata thonë se ka mungesë të barnave për të sapodiagnostikuarit, sepse numri i të sëmurëve nuk po zvogëlohet sepse askush nuk është shëruar. Dhe, pa terapi, sëmundja mund të përparojë. Çdo vit ka gjithnjë e më shumë pacientë.

“Kjo është sëmundje me simptoma të ndryshme më shumë, fillon me vështirësitë në të pamurit, megjithatë edhe vështirësi shqisore, motorike me lëvizje dhe vështirësi në ekuilibër në ecje. Pacientë të moshës prej 20 deri në 40 vjeç më shumë diagnsotikohen  me këtë sëmundje që është periudhë riprodhuese, normalisht ka edhe pacientë më të rinj dhe më të moshuar, megjithatë kjo është sëmundje kryesisht e popullatës së re.”,- theksoi mjeku në Klinikën e Neurologjisë, Igor Kuzmanovski.

Në Maqedoni rreth 1450 pacientë janë të diagnostikuar me sklerozë multiplekse. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)