Ruskoska në prokurori pret që lënda kundër saj të hidhet poshtë

20.10.2022 15:58

Prokurorja Villma Ruskovska, përkohësisht e suspenduar, është ftuar për deklaratë në prokurori...

Prokurorja Villma Ruskovska, përkohësisht e suspenduar, është ftuar për deklaratë në prokurori lidhur me padinë e ish drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Ruskoska tha se nuk i ka shikuar dëshmitë të cilat janë dorëzuar kundër saj, por që pret që lënda të hidhet poshtë. Ruskoska tha se e gjithë kjo situatë që po ndodh është presion ndaj saj dhe prokurorëve që të kenë kujdes se ndaj kujt iniciojnë procedura. Përveç Ruskoskës, deklaratën e tyre para prokurorisë e ka dhënë edhe prokurorja, Elizabeta Josifovska. 
 
“U dëgjova në cilësinë e të dyshuares. Absolutisht pres që të hidhet poshtë padia. Nuk i pashë dëshmitë, nuk e di çfarë kanë përveç disave që i kanë marrë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, një raport të bërë nga prokurorja Lile Stefanova. E pashë padinë por nuk isha e interesuar të shoh deklaratën e Araft Muaremit.”,- tha  prokurorja e suspenduar, Villma Ruskoska.
 
Me këtë rast Ruskoska bëri të ditur se pavarësisht që është e dyshuar, ajo ka konkurruar sërish për shefe në Prokurorinë për Krim të organizuar dhe korrupsion dhe pret mbështetje nga kolegët.
 
“Dje e dorëzova paraqitjen dhe pres nga kolegët që absolutisht të më mbështesin dhe të votojnë për mua.”,- theksoi prokurorja e suspenduar, Villma Ruskoska.
 
Në bazë të ndryshimeve të fundit ligjore shefi i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion zgjidhet nga ana e të gjithë prokurorëve në vend përmes votimit dhe Këshilli i Prokurorëve ka për obligim të zgjedhë kandidatin që do të marrë më shumë vota. Ruskoska u suspendua para dy muajve, pasi pas padisë së Arafat Muaremit me arsyetimin se Ruskoska bastisjen në Drejtorinë e Policisë Financiare e ka realizuar në mënyrë kundërligjore.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI