Maqedoni

“Posta e Maqedonisë”, punonjësit me një protestë paralajmëruese

20.10.2022 16:31

Punonjësit e “Postës së Maqedonisë” protestuan për gjysmë ore, duke kërkuar pagën e tyre për muajin shtator...

Punonjësit e “Postës së Maqedonisë” protestuan për gjysmë ore, duke kërkuar pagën e tyre për muajin shtator. Gjithashtu kërkojnë të mos vonohet edhe pagesa e pagave në të ardhmen, të përmirësohen kushtet e punës dhe shteti të përdorë shërbimet e tyre dhe të mos angazhojë posta private, me qëllim që të rriten të ardhurat e tyre. Protesta u zhvillua në pauzë, në mënyrë që procesi i punës të vijojë pa probleme.
 
“Përveç faktit që nuk kemi pagë shtatori, ne protestojmë që Bordi Ligjor dhe Qeveria të marrin qëndrim të vendosur për tejkalimin e situatës dhe përmirësimin e funksionimit të Postës së Maqedonisë.”,- tha kryetari i Sindikatës së Postave të Maqedonisë, Boro Veligdenov.
 
Kryetari i Sindikatës së Postave të Maqedonisë, Boro Veligdenov, informoi se Bordi Drejtues dje ka mbajtur mbledhje, por ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare. Punonjësit thonë se prej vitesh përballen me këto probleme. Ata paralajmërojnë se nëse nuk paguhen pagat deri të martën, të gjithë punonjësit e Postës së Maqedonisë do të protestojnë para Qeverisë.
 
“I bëj apel qeverisë që mos të luajnë, le ta kuptojnë punën shumë seriozisht, sepse bëhet fjalë për 2 mijë e 200 punonjës. Janë rreth tetë mijë goja të uritura. Këtu jemi bashkë me sindikatë tjera dhe nuk kërkojmë vetëm rrogën, këtu nuk është problemi. Problemi është ruajtja vendit të punës, të mos ketë tepricë dhe të mos ketë largime nga puna.”,- tha Mlladen Stojanovski nga Organizata Sindikale e Zyrave Postare të RMV-së.
 
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë informuan se të martën në seancë të Qeverisë do t’i do t'i parashtrojnë kërkesë Qeverisë dhe ekipit menaxhues me konkluzion, meqenëse është ndërmarrje shtetërore, që të urdhërojë kryeministrin të gjithë ministrat që ti përdorin shërbimet e "Postës së Maqedonisë”.

SEDAT SELIMI