Maqedoni

Rregullimi ligjor i unionit të shkollave të mesme, politika të mos përzihet te nxënësit e shkollave të mesme

20.10.2022 16:59

Nisma për ndryshime në Ligjin e arsimit të mesëm në pjesën që ka të bëjë me mënyrën e organizimit të nxënësve...

Nisma për ndryshime në Ligjin e arsimit të mesëm në pjesën që ka të bëjë me mënyrën e organizimit të nxënësve të shkollave të mesme debatua në kuvend. Kryetarja e klubit, deputetja Monika Zajkova, tha se do të shqyrtohet mundësia që sipas ligjit shkollat të obligohen të kenë unionin e shkollave të mesme, me qëllim që të parandalohet që partitë dhe politika të përzihen  në organizimet e nxënësve të shkollave të mesme. 
 
“Konsiderojmë se është me rëndësi të sigurohet zgjidhje ligjore për këtë çështje, sepse nxënësit e shkollave të mesme janë masa më kritike në shoqëri dhe duhet t’u mundësohet të jenë aktiv dhe jo pasiv. Do të formohet edhe grup punues, që të intervenohet në ligjin ekzistues për rregullimin e organizimit të nxënësve të shkollave të mesme.”,- deklaroi deputetja, Monika Zajkova.
 
Të rinjtë duhet t’i japin vetë zgjidhjet për problemet e tyre, potencuan nga Lidhja e Nxënësve të shkollave të mesme, andaj kjo zgjidhje ligjore do të jete revolucionare sepse pjesëmarrja e të rinjve nuk do të politizohet si deri më tani. 
 
“Pikat më të rëndësishme janë që për herë të parë nxënësit e shkollave të mesme do të njihen si qytetar të vërtetë dhe do të mundohemi që të jenë aktiv në jetën publike, t’i tregojnë zgjidhjet dhe të mos jenë anëtarë të partive politike dhe të politizohet pjesëmarrja e tyre.”,- theksoi Luka Paviçeviq nga Lidhja e Nxënësve të Shkollave të Mesme.
 
Debati publik u organizua në bashkëpunim me institutin për perspektiva euroatlantike me përkrahje të fondacionit për demokraci të Vestminster. 

FLUTURA LATIFI