Maqedoni
Opozita bojkton punimet e plenumit, Micevski: Jemi në terr informative
20.10.2022 17:56
Opozita e kryesuar nga VMRO DPMNE bojkotoi punet e plenumit në seancën e 84....

Opozita e kryesuar nga VMRO DPMNE bojkotoi punet e plenumit në seancën e 84. Deputetët opozitar akuzojnë kryesinë e Kuvendit për mungesë transparence. Koordinatori i grupit parlamentar I VMRO DPMNE-së Nikolla Micevski tha se nuk njoftohen në kohë për mbajtjen e seancave dhe as për pr/ligjet që janë në rend dite.
“Kuvendi është në terr informative dhe shkak për paraqitjen e të gjitha problemeve në Kuvend është mostransparenca dhe mungesa e informimit. Fillimi I territ informative nuk është shenjë e mirë për Kuvendin. Nëse deri tani kishim probleme në funksionim tani kemi edhe më shumë pasi informatat që dalin nga Kuvendi janë të selektuara dhe reptësisht të kontrolluara. Opozita s’ka informacion se çfarë po ndodh në Kuvend. Në shenjë revolte nuk do të marrim pjesë në seancat e sotme.”, tha Nikolla Micevski, kordinator i GP i VMRO-DPMNE-së.
Misoski: Jeni të njoftuar në kohë
Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misoski hodhi poshtë pretendimet e opozitës për standard të dyfishtë në trajtimin e deputetëve. Tha se deputetetë janë njoftuar për vazhdimin e seancave, një ditë më parë.
“Dje ju paralajmërova se sot do tyë kemi seancë. Se cilat pika do të jenë në rrend dite ju thashë se atë do të mund ta mësojmë sot në mëngjes dhe mendoj se kryetari bsolutisht nuk e ka shkel rregulloren. Asgjë s’është jashtë procedurës që ka qenë më parë, që për dy-tre orë deputetët të mund të vijnë në seancë. Nëse ju si coordinator i keni njoftuar deputetët ose ju është problemi i juaj.”, tha nënkryetari i Kuvendit, Goran Misoski.
Konformë kalendarit, gjatë ditës Kuvendi duhet të vazhdojë punimet në seancën e 84,69 dhe 88 ku në rend dite janë një sërë ligjesh me rëndësi, përfshi edhe pakon e ligjeve për zbatimin e masave antikrizë.
SHPËTIM NUREDINI
