Maqedoni

Kovaçevski: Shkupjanët do të kenë ngrohje

20.10.2022 18:18

Shkupjanët nuk kanë nevojë të shqetësohen, ngrohje qendrore do të ketë, thotë drejtori i përgjithshëm i Elektro-Ekonomisë...

Shkupjanët nuk kanë nevojë të shqetësohen, ngrohje qendrore do të ketë, thotë drejtori i përgjithshëm i Elektro-Ekonomisë, Vasko Kovaçevski. Këtyre ditëve duhet të shqyrtohen ofertat për blerjen e gazit natyror për termocentralet, thotë Kovaçevski, i cili njëherit bën të ditur se nëse nuk ka oferta të pranueshme, po përgatiten që termocentralet të punojnë me naftë dizel.
 
“Ne e kemi kryer procedurën kemi siguruar dizel pompat, pasi sistemi punonte me mazut, pasi është disa herë më ekologjik se sa puna me disel. Atë sistem po e sanojmë po e pastrojmë pompat do të vendosen dhe deri më një nëntor do të jemi të përgatitur që nëse bukë ka furnizim me gaz natyror të punohet me disel.”,- tha drejtori i EEM-it, Vasko Kovaçevski.
 
Marrëveshje të re me ngrohtoren “Shkup Veri”
 
Drejtori Kovaçevski njëherit bëri të ditur se Elektro-Ekonomia do të lidhë marrëveshje të re teknike afariste me Ndërmarrjen Aksionare “Shkup Veri”, e cila do të rregullojë marrëdhëniet për këtë sezon të ngrohjes që qytetarët e këtij rajoni të kenë ngrohje. Që kontrata të jetë funksionale, thotë Kovaçevski, SHA "Shkup Veri" do të duhet të respektojë të gjitha obligimet nga kontrata. Kovaçevski kërkoi që ngrohtorja “Shkup Veri” t’i kthejë 425 mijë euro që Elektro-Ekonomia e Maqedonisë i ka paguar për gjysmën e sezonit të kaluar të ngrohjes.
 
“Edhe kërkojnë ndihmë edhe nuk i plotësojnë obligimet në përputhje me marrëveshjen dhe përsëri kërkojnë të kemi marrëveshje për bashkëpunim. Informacionet e para që Elektro-Veriu i ka publikuar, për këtë sezon të ngrohjes kërkojnë rreth 60 milion denarë apo rreth nj milion euro dhe nëse ka kërkesa tjera për dedikime tjera.”,- u shpreh drejtori i EEM-it, Vasko Kovaçevski.
 
Ngrohja dhe faturat janë dorëzuar, qytetarët i kanë paguar, por paratë ende nuk janë kthyer në llogarinë e EEM-së, thotë Kovaçevski. Ai shton se kjo ndërmarrje dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka që qytetarët që furnizohen nga “Shkup Veri”, të kenë ngrohje, por duhet të respektohen çështjet juridike dhe financiare.

BELINDA KOKA ADEMI