Maqedoni

Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e Atanasovskit

20.10.2022 18:33

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e ish-drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski...

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e ish-drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski, që lënda kundër tij për ngjarjet e 27 prillit të kalojë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale të Hagës. Ai po ashtu ka dorëzuar disa incizime në gjykatë me të cilat pretendon të dëshmojë se bëhet fjalë për lëndë të montuar politikisht.
 
Atanasovski kërkesën e bazonte në audio - incizimin që u paraqit në rrjetin Twitter në fillim të korrikut, ku mund të dëgjohej zëri i ish shefes së Prokurorisë për Krim, Villma Ruskovska, e cila thotë se “ka harruar” një njeri në paraburgim ndërsa në mënyrë plotësuese mund të dëgjohej vetëm emri i Vlladimir Atanasovskit, ndaj të cilit si i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, u dënua me gjashtë vite burg.