Futboll
Ronaldo me karton të kuq, Reali fiton
24.01.2015 18:03
Real Madridi me vështirësi të madhe e ka mposhtur Cordoban në takimin e javës së njëzet në La Liga që u zhvillua në Estadio Nuevo Arcangel (2-1)...

Ishte një gjysmë e parë me temp të lartë dhe mjaft garuese ndërmjet lojtarëve, gjatë të cilës të dyja skuadrat shënuan nga një gol.
Sergio Ramos shkaktoi penalti në fillim të ndeshjes, të cilën e konvertoi në gol Nabil Ghilas (3’), për epërsinë e vendasve.
Los Blancos arritën që gjatë fraksionit të parë ta sillnin ndeshjen në baraspeshë. Një harkim të Bale e priti Karim Benzema në zonë dhe arriti të shënojë (27’).
Ekipi nikoqir vazhdoi të luante mirë edhe në pjesën e dytë duke i bërë presion kundërshtarit, ndërkohë që mysafirët nuk arritën ta bënin lojën e tyre triumfuese.
Gjërat u përkeqësuan për Mbretërit kah fundi i takimit, kur Cristiano Ronaldo u përjashtua me karton të kuq për sjellje josportive (82').
Megjithatë, numri i lojtarëve në fushë u barazua kur Federico Nicolas Cartabia u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (87’) duke shkaktuar penalti.
Gareth Bale ishte i saktë nga pika e bardhë duke ia siguruar kështu fitoren ekipit madrilen.
