Ngërçi në transportin pulik, akoma autobus të parkuar para Qeverisë
Autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik....

Autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik edhe këtë mëngjes gjenden të parkuar para Qeverisë në rrugën Ilindenska, ndërkohë këmbësorët e shqetësuar po përpiqen të mbërrijnë në punë në kohë.
Trafiku është i mbyllur, ndërkohë nuk ka të dhëna për kohëzgjatjen e bllokadës.
15 autobusët, sipas kreut të Sindikatës së NTP-së, janë parkuar para qeverisë me urdhër të kryetares Danella Arsovska për t'i paralajmëruar ministrat se kanë borxh ndaj qytetit dhe ndërmarrjes, edhe pse qeveria ka mohuar se i ka borxh qytetit të Shkupit.
Këto autobusë kryesisht janë të linjave për transport falas të nxënësve të shkollave të mesme.
Pjesa tjetër e autobusëve të Ndërmarrjes për transport Publik janë kthyer në rrugët në të gjithë kryeqytetin, pasi këshilli i qytetit të Shkupit rialokoi fondet nga buxheti i pagave për punonjësit e ndërmarrjes në fjalë.
