“Procesi i Berlinit”, ministrat harmonizuan liberalizimin e vizave
Ministrat e brendshëm të Ballkanit....

Ministrat e brendshëm të Ballkanit po marrin pjesë në konferencën në Berlin, pjesë e procesit të Berlinit.
Përfaqësues të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian ranë dakord për masat për parandalimin e migrimit të paligjshëm në "rrugën ballkanike".
Ndër pikat më të rëndësishme janë përafrimi i politikës së vizave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet e BE-së dhe parandalimi dhe luftimi i kontrabandës me njerëz, njoftoi Ministria e Brendshme gjermane.
Në takim mbrëmë u arrit një marrëveshje për mbrojtjen efektive të kufijve me mbështetjen e agjencisë evropiane Frontex dhe për procedurat për kthimin e refugjatëve në vendet e tyre të origjinës për ata që nuk kanë bazë ligjore për të qëndruar në BE.
Ministrat dhe zyrtarët u mblodhën në Berlin me ftesë të Ministres së Brendshme gjermane Nancy Fesser për të diskutuar mbi goditjen e migracionit të paligjshëm përmes rrugës ballkanike dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Në konferencë merr pjesë edhe ministri i brendshëm i vendit Oliver Spasovski.
