Britani, tre kandidatë për të zëvendësuar Liz Truss
Me garën e lidershipit konservator....

Me garën e lidershipit konservator që po zhvillohet tani, deputetët tani po përpiqen të rreshtohen në anën e kandidatit për kryeministër britanik pas dorëheqjes së Liz Truss.
Rishi Sunak, Penny Mordaunt dhe Boris Johnson po dalin si kandidatët kryesorë, pasi nevojitet një minimum prej 100 mbështetësish për të kaluar në raundin tjetër. Akoma asnjë prej tyre nuk ka dalë zyrtarisht të kandidojë, megjithëse pritshmëritë për zhillime të shumta në Britaninë e Madhe gjatë ditës së sotme janë të shumta.
Rikujtojmë se kryeministrja britanike Liz Truss dha dorëheqje ditën e djeshme edhe atë 45 ditë pasi mori drejtimin e qeverisë.
Ajo u vu në qendër të polemikave për një plan të dështuar për uljen taksave të prezantuar nga qeveria muajin e kaluar. Plani ekonomik shkaktoi trazira financiare dhe një krizë politike që solli dhe shkarkimin e Ministrit të Financave të Truss, ndryshime të politikave dhe një përplasje të brendshme në Partinë Konservatore në pushtet. Truss bëhet kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Britanisë së Madhe.
