48 orë paraburgim për kërcënuesin më bombë

21.10.2022 13:30

J.I, punonjësi i NTP-së....

J.I, punonjësi i NTP-së, i cili dërgoi email me kallëzim të rremë se ishte vendosur bombë në afërsi të kompanisë, me vendim të Gjykatës Penale do të shkojë në paraburgim.

Raportohet se për shkak të “e-mail-it” që ka dërguar,  28 vjeçari dyshohet për krim të rëndë terrorizm.

J.I do të qëndrojë në paraburgim për 48 orë, në burgun në  Shuto Orizare.

Për momentin nuk ka të dhëna për arsyet për të cilat është kërkuar kjo masë, përkatësisht nëse është për shkak të rrezikut të arratisjes, përsëritjes së veprës penale apo ndikimit të dëshmitarëve.