Brazil, helikopteri përplaset në mes të parkut

21.10.2022 13:53

Momente dramatike janë kapur nga kamerat....

Momente dramatike janë kapur nga kamerat, ku shihet një helikopter teksa përplaset në një park në Brazil dhe kalimtarët që shkojnë me urgjencë për të ndihmuar personat që udhëtonin brenda tij.

Kalimtarët e panë të gjithë ngjarjen dhe nxituan duke i ardhur në ndihmë pilotit dhe ndihmësit të tij, të cilët u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Helikopteri ishte duke kryer një fluturim testues pas servisit që ishte nënshtruar në aeroportin e Congonhas.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë Ushtarake të Sao Paolos, ai qëndroi në fluturim vetëm 7 minuta për t’u përplasur rrufeshëm në Tokë.