Seri sulmesh tronditën Kharkovin, viktima dhe të plagosur, Rusia akuzon Ukrainën
Seri shpërthimesh tronditën sërisht qytetet ukrainase Kharkiv dhe Zaporizhia.....

Seri shpërthimesh tronditën sërisht qytetet ukrainase Kharkiv dhe Zaporizhia. Ekipet e shpëtimit nxorrën pesë trupa nga rrënojat e ndërtesave, por numri i viktimave mund të rritet. Dhjetra persona janë plagusur.
Rusia akuzon ushtrinë ukrainase, e cila tenton të rikthej kontrollin mbi qytet.
“Nazistët ukrainas sulmuan një vendkalim civil në Kherson. Si rezultat i sulmit, pesë civilë u vranë. Ata hodhën predha copëzuese, duke synuar të vrisnin sa më shumë civilë. Granatimet e popullatës civile do të vazhdojnë, kështu që evakuimi ishte masa e nevojshme” – tha Zyrtari iemëruar nga Rusia në Kherson, Kirill Stremousov.
Pavarsisht se Rusia pëson humbje në Kherson, ofanzivën e kthyer në qytetin Bahmut, duke tentuar të marr kontrollin e këtij qyteti. Banorë të frikësuar thërrasin ekipet e shpëtimit për të zbuluar objekte të dyshimta që mund të jenë bomba
"Dikush ka parë një objekt të dyshimtë dhe ka frikë se është një bombë. Do të shohim se çfarë është." – tha shefi i zjarrfikësve të Bakhmut, Yurii Gallich.
“Një fqinj që kalonte në rrugë na tha se kishte një objekt që dukej si bombë" – u shpreh një pronare e shtëpisë.
“Shtëpia jonë sapo është bombarduar. Jemi shumë të frikësuar." – tha një pronare e shtëpisë.
Ushtria ruse janë vetëm 3 kilometra larg kësaj zone. Forcat zjarrfikëse nuk mund të ndërhyjnë më në pjesën lindore të qytetit, e cila është bërë tepër e rrezikshme.
“Bakhmut është aktualisht cepi më i nxehtë i vendit. Rusët e kanë bërë të qartë se duan të pushtojnë qytetin brenda një muaji. Kjo është arsyeja pse është kaq i rrezikshëm” – theksoi shefi i zjarrfikësve të Bakhmut, Yurii Gallich.
Presidenti rus Vladimir Putin, duke se nuk e ka në plan të ndalojë ofanzivën. Ai vizitoi kampin e trajnimit për trupat e mobilizuara dhe u shfaq duke gjuajtur një pushkë snajper duke treguar mbështetjen personale për ushtarët që do të luftonin në Ukrainë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
