Marrëveshja potenciale me Serbinë, Kurti fton opozitën, i vjen vetëm Haradinaj
Vetëm Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Albin Kurti...

Vetëm Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Albin Kurti, në takimin e thirrur me liderët opozitarë, për të duskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes potenciale.
Ftesa e Kurtit për liderët e opozitës erdhi pasi, vizitës së fundit në Prishtinë, të emisarit të SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Eskobar, me çrast ky i fundit deklaroi se marrveshja Kosovë-Serbi, është çështje javësh.
Kreu i AAK-së Haradinaj konfirmoi se në takimin me Kurtin, është diskutuar për marrveshjen potenciale me Serbinë.
“Tema ishte marrveshja finale me Serbinë, pra marrëveshja reciproke. E diskutuam pricesin, e diskutuam marrëveshjen vetë, i duskutuam sfidat që i ka Kosova në këtë proces. Pra ishte një takim me përmbajtje, pasi kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshje potenciale me Serbinë” – u shpreh Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj nuk saktësoi nëse është diskutuar për propizimin franko-gjerman, por tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta jap kontributin e sajë në këtë proces. Kërkon që marrëveshja të nënshkruhet në Uashington.
“Besoj se duhet të vazhdohet më tutje bashkë me Amerikën dhe aleatët evropian. Ajo që është e rëndësishme, ky proces duhet ta ketë edhe vulën e Amerikës, pra jo vetëm përkrahjen e Amerikës. Pra për të qenë ky proces në garanca të plota, duhet të nënshkruhet edhe nga niveli i njëjtë amerikan” – deklaroi Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kishte ftuar për takim edhe liderët e dy partive tjera opozitare Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Memli Krasniqin e PDK-së, por ata refuzuan takimin, me arsyetimin se propozim marrëveshja eventuale duhet të jetë publike dhe ajo të diskutohet në Kuvend. (Gyltenen Sinani, TVM2)
