Maqedoni
Taravari: ASH nuk do bëhet pjesë e kësaj qeverie
21.10.2022 15:04
Nuk ka as gjë konkrete që ne të bëhemi pjesë e qeverisë, thotë u.d. kryetari i ASH-së Arben Tarvari....

Nuk ka as gjë konkrete që ne të bëhemi pjesë e qeverisë, thotë u.d. kryetari i ASH-së Arben Tarvari. Sipas tij, shpërndarja e një lajmi të tillë në opinion bëhet nga kampi integrist për të larguar vëmendjen e përplasjeve brenda partiake.
“Vazhdimisht e kamë përsëritur se nuk ka asgjë, s’ka negociata për Qeveri. Këto janë vetëm spekulimë që besoj se vetëm këto të BDI-së, e bëjnë pershkak të uljes se pazareve të njëri tjetrit. Ju e shihni tani ka grupë të zjarrit, grupë të tenderave, ka grup të flakës ka grupe të ndryshme dhe atje zollumi është trashur dhe po pëlcet. Ata kanë pasiguri të brendshme dhe prandaj imponojnë tema të tilla për ta defokusuar opinonin nga ajo çka ndodhën në BDI.”, tha Arben Taravari, u.d Kryetar i ASH-së.
Ndryshimet kushtetuese, Taravari: javën që vjen shpalosim kushtet
Teksa nuk mendon për hyrje në qeveri, Taravari është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë, megjithëse thotë se është ende heret të flitet për koalicionime në një kohë kur nuk ka zgjedhje. I pyetur ndërkohë nëse ASH do t’i përkrahë ndryshimet kushtetuese, Taravari tha se javën që vjen do të shpalosin pakon dhe kushtet a për përkrahejn e ndryshimeve dhe 20 % do të jetë njëri ndër kushtet.
“Për 20% besoj se ka fundi i javës së ardhshme, do ta leshojmë pakon tonë ose kushtin për t’i përkrahur ndryshimet kushtetuese. Në fillim do të nisi me takimet me Ambasadat më të rëndësishme në vend dhe do shpalosim para jush dhe para opinionin publik se çfar është kushti ynë për ta përkrah ndryshimin kushtetues respektivisht për t’i futur edhe bullgarët të jenë pjesë e kushtetutës së Maqedonisë. Kurse 20% e kemi thënë dhe kjo do jetë kushti i dytë, këto do jenë dy kushte që ASH do i vendos si kusht për përkrahejn në ndryshimet kushtetuese.”, tha Taravari.
Këto komente Taravari i bëri gjatë analizës së raportit të BE-së për RMV-në e sipas tij, Tarvarit kryefjala e raportit të progresit është koorupsuoni, dhe i gjithë faji i dedikohet qeverisjes BDI-LSDM.
VISAR SADIKI
