Maqedoni
Vështirë për turizmin në Strugë e Ohër, APMT: Për një vit më të mire, të punojmë të gjithë
21.10.2022 15:19
Turizmin e pret një dimër i vështirë për shka të krizën energjitike....

Turizmin e pret një dimër i vështirë për shka të krizën energjitike. Festat e fundvitit gjithsesi janë shpresë për shtimin e turistëve të huaj thotë Drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Mbështetjen e Turizmit, Ljupço Janevski. Sipas tij, për të rimëkëmbur turizmin dhe ekonominë duhet mbështetje nga të gjithë.
“Nuk pres mbyllje drastike, pasi kjo do të ndikojë negativisht në imazhin e përgjithshëm të destinacioneve turistike. Pres që sektori të marrë energji elektrike më të lirë, ne jemi njerëz që punojmë, sektori i turizmit e di se çfarë është kriza, pandemia e bëri të vetën. Pres që viti 2023 të kalojë rezultatet e 2019-ës, por ne mund ta bëjmë këtë vetëm së bashku.”, tha Ljupço Janevski, drejtor i Agjencisë për Promovim dhe Mbështetjen e Turizmit.
Ekspertët e turzmit thonë se rimëkmbja është e vështirë, sepse ky sektor ka qen i goditur krizë pas krize. Këkrojnë masa urgjente.
“Kriza energjetike sigurisht që do të prekë hotelierët dhe punëtorët, prandaj është prioritet ndërhyrja për këtë sektor, në mënyrë që të japim një rrugëdalje për periudhën e ardhshme.”, tha Naum Marinoski, profesor universitar.
Agjencioni për turizëm, thotë se ka gati propozim masat që do t’i dërgohen qeverisë për të ndihmuar sektorin e turizmit. Ekspertët thonë se sezoni i dimrit do të jetë me humbje, sepse kapacitet tona turistike nuk janë të mjaftueshme për turizmin dimëror.
ILMIE ZHAKU
