Maqedoni
Marrin pagat, merr fund greva
21.10.2022 15:30
Autobuzët në Shkup iu kthyhen qarkullimit mëngjesin e kësaj të premteje....

Autobuzët në Shkup iu kthyhen qarkullimit mëngjesin e kësaj të premteje. Kjo pas vendimit të qytetit të Shkupit për pagesën e rrogave të vonuara. Megjithatë, gjatë ditës disa autobusë mbetën të parkuar para objektit të qeverisë, në mënyrë që t’i bëhet presion qeverisë për pagesë të subvencioneve. Megjithatë bllokada e tyre nuk zgjati shumë.
Rruga “Ilindeni” para Qeverisë është liruar, pasi autobusët e Ndërmarrjes Qarkulluese Publike që mbetën të parkuar në shenjë proteste pas vonesës së pagave të punëtorëve, përfundimisht janë larguar.
Mickovski: Evident menaxhimi i keq në NTP
Me largimin edhe të këtyre autobusëve, zyrtarisht mori fund protesta e punonjësve të NTP-së. Kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickovski bëri thirrje që kompetentët të lënë anash inatet personale dhe të punojnë për qytetarët. Paralajmëroi se këshilltarët e VMRO-DPMNE-së përsëri do të kërkojnë subvencionim të kësaj ndërmarrje publike.
“Grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së do të propozojë subvencionim të ndërmarrjes për muajin e ardhshëm, për shkak se tani kaluam këtë muaj dhe duhet të mendojmë për muajin e ardhshëm, sepse gjendja atje nga ajo që e di është alarmante. Menaxhmenti i keq i kuadrit që aty është vendosur nga ana e kompetentëve të qytetit të Shkupit është tanimë evidente. Gjendja është para falimnetimit dhe nëqoftë se nuk gjenden mjete adekuate nga buxheti i qytetit të Shkupit, mendoj se duhet urgjentisht ristrukturim dhe funskionim ndryshe të ndërmarrjeve të tilla siç është NQP-Shkup.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Borxhi i NTP-së, LSDM: U blenë dervate më shtrenjtë se çmimi real
LSDM akuzon pikërisht VMRO DPMNE-në se krerët e saj në pushtetin lokal në Shkup nuk mund të kryejë funksionet dhe shërbimet më elementare.
“Për shkak të paaftësisë së VMRO-DPMNE-së dhe kryetares së tyre, Shkupi për herë të parë në histori mbeti pa transport publik, kurse punëtorët e NTP-së pa rroga. Në vetëm një vit, Ndërmarrja e Transportit Publik ka pasur një borxh prej një milion eurosh. A është aneks-marrëveshja për blerjen e derivateve, e cila është 5,6 denarë më e shtrenjtë se çmimi i rregullt, ndër arsyet e këtij borxhi miliona dollarësh të JSP-së?”, tha Ljubica Jançeva, këshillëtare e LSDM-së.
Kërcënimi për bombë, 48 orë paraburgim për të punësuarin në NTP
Ndërkohë gjykata penale ka vendosur për paraburgim prej 48 orësh për J.I, punonjësin e NTP-së, i cili dërgoi email me kallëzim të rremë se ishte vendosur bombë në afërsi të kompanisë J.I do të qëndrojë në paraburgim për 48 orë, në burgun në Shuto Orizare.
BELINDA KOKA ADEMI
