Maqedoni

ARM, promovohen nëntogerët dhe kadetët e rinj

21.10.2022 15:50

Armata do të ketë edhe 25 oficer të rinjë në rradhët e saj. Ata me sukses kanë baruar studimet katër vjeçare...

Armata do të ketë edhe 25 oficer të rinjë në rradhët e saj. Ata  me sukses kanë baruar studimet katër vjeçare në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Apostolski”. Betim në këtë ceremoni e dhanë edhe 39 kadetë.
 
“Këtë e kemi ëndruar plotë katër vite deri sa ishim në akademi, të gjithë së bashku kemi besuar se një ditë do ta pranojmë këtë gradë të oficerit ushtarak, dhe kjo njëherit është shumë ndjenjë e veqantë sepse po i shërbejmë vendlindjes.”, tha një oficer.
 
 “Jemi duke studiuar në Akademin Ushtarake tanimë e katër vite, dhe atje kemi mësuar shumë gjëra, të cilat mendoj se do të na shërbejnë që të jemi oficer të devotshëm të vendlindjes sonë, dhe të jemi të suksesshëm.”, u shpreh një oficer.
 
Ministrja e Mbrojtjes pohoi se paisjet në ARM janë duke i kapur trendet e vendeve më të zhvilluara, sepse një shumë e madhe e buxhetit po investohet në armatë.
 
“Po blihen paisje të reja dhe moderne, por edhe armatim të cilat do të jenë shumë të nevojshme që ju dhe kolegët tuaj të mund ti kryeni detyrat me përkushtim. Por një armatë nuk është moderne nëse modernizohet vetëm në aspektin e armatimit, ‘një theks i veçantw duhet t’i jepet edhe investimit në personelin njerzor.”, tha ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska.
 
Në këtë ceremoni ushtarake diplomuan edhe nëntogerët nga vendet partnere nga NATO dhe Rajoni: Kosova,  Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.  
 
FITIM KRYEZIU