Maqedoni
Kriza ekonomike, mjekët familjarë kërkojnë subvencione
21.10.2022 15:59
Faturat e larta të rrymës, shërbimeve komunale dhe shpenzimet e shtuara për lëndët konsumuese...

Faturat e larta të rrymës, shërbimeve komunale dhe shpenzimet e shtuara për lëndët konsumuese po shkaktojnë probleme te mjekët familjar, stomatologët dhe gjinekologët. Shoqata e Stomatologëve Privatë është ende në pritje të takimit me ministrin e Shëndetësisë në lidhje me kërkesën e tyre për ndryshimin e mënyrës së pagesës, pasi deri më tani problemet nuk janë kapërcyer përmes pikës së kapitullimit. Ata insistojnë që Qeveria t'i ndihmojë edhe me subvencione.
“Ndihma do të jepej për shembull koknretisht përmes uljes së TVSH-së prej 18 në 5 përqind, siç është te amvisëritë. Gjithashtu tarifa komunale për ndriçimin publik mos të jetë dyfishi i asaj të amvisërive, por duhet të jetë e barabartë me atë të amvisërive.”, tha Krume Çesnoski nga Shoqata e Stomatologëve Privatë.
Nuk ka as një përmirsim as te mjekët amë familjarë thonë nga Shoqata e Mjekëve Privatë të Familjes.
“Koncesionarët ende na raportojnë se marrin fatura nga 19 000 deri në 22 000 denarë për energji elektrike industriale, ata që janë kolegë koncesionarë në qendrat shëndetësore. Kështu që deri më sot nuk ka asnjë subvencion apo ndihmë në lidhje me të gjitha problemet që kanë mjekët rural dhe ata që udhëtojnë.”, tha Lilija Çolakova Dervishova nga Shoqata e Mjekëve Privatë Familjar.
Të pyetur se nëse do të ketë ketë ndihmë, subvencione për mjekët e familjes, dentistët, gjinekologët, nga Ministria e Shëndetësisë informojnë:
“Jemi të fokusuar në gjetjen e zgjidhjeve dhe si institucion i hapur që në takimin e parë me mjekët e përzgjedhur jemi afruar duke shqyrtuar kërkesat e tyre. Synimi i përbashkët është që sistemi shëndetësor të funksionojë me sukses në shërbim të pacientëve dhe mjekët e përzgjedhur janë një nga hallkat kyçe të sistemit.”
Nga Ministria e Shëndetësisë me tej thonë se janë të përkushtuar ndaj çështjeve të hapura, duke korrigjuar në radhë të parë kapitacionin e të gjithë mjekëve të përzgjedhur dhe duke mundësuar më tej funksionimin më të lehtë të operacioneve nga njëra anë, por edhe motivimin e mjekëve të rinj nga ana tjetër.
SANIJE DURAKU
