Maqedoni
Kriza energjetike Mickoski: Qeveria me politika të gabuara
21.10.2022 16:09
Opozita maqedonase me kritika drejtuar qeverisë për politikat huamarëse në nivel vjetor dhe uljen e standardit të jetesës së qytetarëve....

Opozita maqedonase me kritika drejtuar qeverisë për politikat huamarëse në nivel vjetor dhe uljen e standardit të jetesës së qytetarëve. Borxhi vjetor arrin deri në 590 milion euro, thotë kryetari iI VMRO –DPMNE-së Hristijan Mickoski. Ai kundërshton politikat e pushtetit për mbylljen e elektranave TEC Manastir dhe Osllomesë. Me ardhjen në pushtet Mickoski thotë se do të ndryshojë politikat e rikonstrumit të hidrocentralit Çebren.
“Kjo është politikë e gabuar dhe veprim i gabuar. Qeveria e ardhshme në krye me VMRO–DPMNE-në seriozisht do të meret me një marëveshje eventuale që do të nënshkruante kjo qeveri dhe seriozisht do ta rishikojë dhe nuk kemi ndër mend që hidrocentralin e Tikveshit t’ia japim dhuratë të investitorit potencial të hidrocentralit të Çebrenit. Nëse duan ta rindërtojnë Çebrenin, le ta ndërtojnë por pa Tikveshin, i cili duhet të mbetet në pasurinë prodhuese të ELEM-it.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Hidrocentrali i Tikveshit, sipas Mickoskit prodhon eneregji elektrike mjaft cilësore, çmimi i së cilës është midis 7 dhe 12 euro për megavatë/orë, ndërkaq në berzë arrin NW 100 euro për megavat orë, miliona para shtetërore. Mickoski thotë se LSDM duhet ti jep fund politikave të gabuara duke ikur nga pushteti dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
MERALE SIMAILI
