Maqedoni
Acevski: Kontroll mbi shpenzimin e parave shtetërore
21.10.2022 16:23
Në Prokurorinë Publike vitin e kaluar janë dorëzuar nëntë raporte revizioni për subjektet...

Në Prokurorinë Publike vitin e kaluar janë dorëzuar nëntë raporte revizioni për subjektet, dhe dhe në Komisionin kundër korrupsionit, shtatë raporte për partitë koalicionet në përputhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, thotë revizori shtetëror Maksim Acevski. Sipas tij, vitin e kaluar janë dërguar dy raporte deri tek zëvendëskryeministri përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë. Me përfundimin e prillit të këtijj viti, janë marë reagime nga Prokuroria Publike dhe Policia Financiare.
“Është fakt i pakontestueshëm se Еnti Shtetëror i Revizionit, nëse konstaton se kemi dyshime të caktuara materiale, duke respektuar materialitetin dhe rrezikshmërinë e një subjekti të caktuar, nëse kemi njohuri për procedura të caktuara ligjore, mund të ndryshojë dhe plotësojë programin vjetor të punës dhe një subjekt i tillë do t'i nënshtrohet një auditimi.”, tha kryerevizori shtetëror Maksim Acevski.
Në kuadër të këtij projekti, Kuvendi mori pjesë në komponentin 3, duke forcuar bashkëpunimin mes Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Auditimit.
“Në kuadër të projektit si pjesë e mbështetjes së BE-së, përfaqësuesit e parmalenteve kanë mundësi të njihen me njëri-tjetrin dhe për bashkëpunim, përpunimin e raportit të auditimit.”, kryetar i Kuvendit Talat Xhaferi.
Euroambasadori Gir theksoi se projekti i binjakëzimit i financuar nga Bashkimi Evropian me vlerë një milion e gjysmë euro do të çojë në forcimin e kapaciteteve të auditorëve.
“Auditimi i jashtëm është një komponent kritik i këtij sistemi, ai varet nga një zyrë auditimi e fortë dhe mirëfunksionale. Përmirësimi i punës së Entit Shtetëror të Auditimit do të thotë përgjegjshmëri dhe efikasitet më i madh në çdo segment të administratës shtetërore.”, tha Dеjvid Gir, kreu i delegacionit të BE-së.
Në procesin e pranimit të legjislacionit evropian, në këtë fushë u shkëmbyen përvoja me dy anëtarë të unionit, Kroacinë dhe Bullgarinë.
SEDAT SELIMI
