Maqedoni

Mariçiq: Jemi të vendosur të shpejtojmë reformat

21.10.2022 16:42

Sistemi i taksave po përgatitet për sistemin e Bashkimit Evropian ndërsa qeveria dhe institucionet..

Sistemi i taksave po përgatitet për sistemin e Bashkimit Evropian ndërsa qeveria dhe institucionet janë të vendosur për të përshpejtuar reformat në fushën e taksave, me qëllim të harmonizimit të plotë me standardet dhe rregullativën ligjore evropiane, theksoi  zv/kryeministri për çështje evropiane dhe i ngarkuari pë negocim me BE-në, Bojan Mariçiq gjatë skriningut shpjegues lidhur me kapitullin 16 që ka të bëjë me “tatimin”.
 
“Kemi një ritëm të mirë të skriningut, procesi i negociatave ka nisur tashmë në muajin e tretë dhe po vazhdon ndërkohë ne duhet ta përdorim skriningun  jo vetëm si një mënyrë për të marrë informacionin që duhet të kërkojmë, por edhe si një nxitje për një plan ambicioz reformash që do të shkurtojë rrugën drejt anëtarësimit në BE.”, tha zv/kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq.
 
Kapitulli 16-të, “tatimi”, Lukarevska: Do të thotë avantazhe për biznesin 
 
Drejtoresha e të hyrave publike, Sanja Lukarevska, theksoi se ky kapitull do të sjellë avantazhe për biznesin dhe kompanitë e vendit, para së gjithash në drejtim të kostove më të ulëta administrative, afarizmit më transparent dhe të besueshëm si dhe zvogëlimit të procedurave burokratike.
 
“Kjo do të do të kemi lehtësim si për kompanitë ashtu edhe për personat fizikË, do të ulen kostot administrative, do të mundësohet rimbursimi i TVSH-së në mënyrë shumë më të sofistikuar përmes një procedure të përshtatshme.”, tha Sanja Lukarevska, drejtoreshë e DAP.
 
Për bashkëpunim administrativ dhe ndihmë reciproke, Qeveria ka nënshkruar 49 marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, 24 prej të cilave janë lidhur me shtetet anëtare.
 
NAIM RAMADANI